Shumë persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor të incidenteve, ka bërë të ditur se janë arrestuar gjithësej 30 persona brenda 24 orëve të fundit, raporton lajmi.net.
Arsye e arrestimit të tyre, siç bëhet e ditur është përfshirja e tyre në vepra të ndryshme penale, si grabitje, vjedhje, sulme, posedim ilegal i armëve dhe substancave narkotike.
Policia ka raportuar për një rast mjaftë dramatik në Dobratin të Podujevës ku 13 persona kanë tentuar ta lirojnë një të arrestuar nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/