Rajon & Botë

30 mijë persona ishin në shëtitore të Nices në momentin e sulmit

Atentati që ndodhi pak para orës 23.00 të natës së mbrëmshme nga shoferi i kamionit vrasës u bë kohën kur në Promenade des Anglais (Shëtitoren e anglezëve), gjendshin 30 mijë persona për të kremtuar Festën kombëtare të Francës.

Kjo shëtitore buzë detit, është shumë turistike.

Pas sulmit, La Promenade des Anglais mbetet e mbyllur deri në një vendim tjetër të bashkisë.

Vrasësi, kamionin e kishte marrë me qira para dy ditësh, në Saint-Laurent-du-Var, afër Nice.

Në sulmin e mbrëmshëm në Nice u vranë 84 persona e u plagosen shumë sish .
Në Nice sot ka shkuar kryetari i Francës François Hollande.