Aktuale

30 mijë lekë për të shkuar me prostituta, në pranga 2 gra dhe tutorët e tyre

Një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit goditet në qytetin e Sarandës.

Policia njofton se operacioni i koduar “LADIES”, u finalizua me arrestimin e dy meshkujve dhe dy femrave.

Në pranga u vunë shtetasit: B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë. G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë. A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion). D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit:

Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.

Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.