Aktuale

30 ditë paraburgim për burrin dhe gruan për vjedhje në “Western Union”

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke I caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurve L.Sh dhe D.K.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.06.2019 në ora 00:45 minuta, dy shtetas të Kosovës, një mashkull dhe një femër të nacionalitetit shqiptar, me forcë kanë thyer derën e filiales “Western Union” në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’vjedhje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që po të i caktohej ndonjë masë alternative të pandehurit mund të i përsëritnin veprën.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

the authorBurbuqe Metolli