Shëndetësi

3 mënyra se si jeni përgjegjës për varësinë e fëmijëve tuaj ndaj telefonit

Ekziston shumë dhunë në mjedisin ku fëmijët tanë rriten sot. Sfidat sfiduese në internet si ajo vetëvrasëse balena e famshme blu janë të gjitha duke u bërë një dukuri e zakonshme. Këto lojëra po vrasin pafajësinë e tyre, intelektin dhe i shtyjnë ata drejt depresionit.

Dr Sanghanayak Meshram, psikiatër dhe seksolog nga Mumbai thotë se varësia nuk ndodh brenda natës por është një proces që fillon menjëherë që nga fëmijëria.

Videolojërat për kënaqësi që promovojnë shkatërrimin në çdo mënyrë, është hapi i parë drejt katastrofës. Dr Meshram vë në dukje se më shumë se loja duhet të jemi të shqetësuar për vetëvrasjet që po ndodhin.

Si prindër, ai shpjegon se si ne jemi përgjegjës për këtë varësi të fëmijëve tanë ndaj celularit gjë që mund të jetë shkak themelor për depresionin adoleshent. Këtë ai e spjegon nëpërmjet tri mënyra kryesore kur ne si prindër jemi përgjegjës.

I lejoni ata që me lëhtësi të kenë qasje: Ju I ofroni një celular një fëmije që mezi mund të flasë për të parë disa foto ose poema në mënyrë që të liroheni paksa për vete. Drita e ekranit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet kimike në tru bëjnë që fëmijët tuaj të priren të jenë depresiv.

Ju mendoni se kjo është një mënyrë e të mësuarit: Nuk mund të themi plotësisht se nuk është e vlefshme kur bëhet fjalë për mësimin elektronik. Mirëpo, fjala vjen, kanali i YouTube hap një botë krejt të re për ta. Një klikim këtu ose atje mund t’i çojë në video të cilat në maskën e të qenurit miqësorë me fëmijët, janë në të vërtetë duke u mësuar atyre dhunën sic mund të jetë rasti me lojën e rrezikshme Balena Blu.

Ju mendoni se është i parrezikshëm pasi e mban fëmijën tuaj të zënë: Vetëm për shkak se e mban fëmijën tuaj të zënë, nuk do të thotë se celulari është i padëmshëm. Nëse fëmija juaj është i lidhur në telefon dhe refuzon të luajë dhe të kërcejë që është e natyrshme në natyrën e një fëmije, prindër, fëmija juaj është në rrezik./Indeksonline/