ShowBiz

3 aktorët e ‘O sa mirë’ me një nismë të re

‘O sa mirë’ është një ndër serialet më të njohura.

Aktorët që luajnë aty janë shumë profesionistë, shkruan arbresh.info.

Ata kanë bërë një nismë tjetër në botën e artit të filmit.

Një bashkëpunim zvicerano-shqiptar për një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi.

Kjo komedi do nis xhirimet gjatë muajit qershor dhe korrik, e do realizohen në dy shtete Kosovë dhe Zvicër.

Organizatorë të saj janë aktorët e njohur Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastrati.

Organizimin për Zvicren e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, e për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati.

Portali arbresh.info mëson se në këtë film do ketë aktor shqiptar dhe zviceran e aktorët Ridvani, Jetoni dhe Edi do jenë producent të filmit të zhanrit komedi./arbresh.info/