ShowBiz

2Ton realizon klipin “Me mu”

2Ton ditë më parë u bë ndër lajmet kryesore të medias rozë, pas deklaratës së Labinot Tahirit se reperi ferizajas është i bllokuar të këndojë në Prishtinë.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë rep artisti, të cilit këto bllokada nuk i pengojnë aspak që ai të sjell krijime të reja për fansat e tij të shumtë, shkruan GazetaExpress.

Përmes rrjeteve sociale 2Ton ka paralajmëruar se ka realizuar këngën e re, me videoklip të punuar nga Max Production, e cila quhet “Me mu”.

Ky projekt pritet të publikohet nesër rreth orës 18:00.