ShowBiz

2po2 dhe Vig Poppa vijnë me ‘A je single’ (Foto)

Reperi 2po2 ka filluar vitin 2017 me shumë projekte muzikore të cilat kanë arritur të kenë një shikueshmëri të madhe.

Të enjten, 2po2 në bashkëpunim me reperin Vig Poppa do të publikojnë këngën “A je single”, njofton KosovaPress.

Ky bashkëpunim do të jetë edhe i pari mes këtyre dy reperëve, andaj mbetet të presim edhe publikimin e nesërm të kësaj kënge, që është paralajmëruar të bëhet pas orës 19:00.