Rajon & Botë

283 të arrestuar në Turqi, dyshohen për lidhje me ISIS-in

Që prej 22 tetorit, forcat turke të sigurisë kanë kryer arrestimin e 283 personave të dyshuar për lidhje me grupin ekstremist të Shtetit Islamik, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Midis të arrestuarve gjenden edhe 187 shtetas të huaj.

Në raport nuk janë përmendur kombësitë e tyre, por përditësimet e mëparshme lidhur me operacionet kundër Shtetit Islamik kanë treguar se shumë prej tyre ishin sirianë.

Përveç kësaj, gjatë aksionit të fundit kundër grupit islamik në Turqi u gjetën rreth 66 pajisje shpërthyese, pistoleta dhe armë të tjera.