Aktuale

28 Nëntori do të jetë ditë pushimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi.

Haradinaj e shpall ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore, si dhe traditat e mira familjare e shoqërore.