Rajon & Botë

27 të vdekur nga përplasja e trenave, hetimi fillon në sistemin e alarmit

Hetimi i aksidentit që ndodhi mes dy trenave në jug të Italisë, ku mbetën të vdekur 27 persona, është përqëndruar në sistemin e vjetruar të alarmit të linjës.

Përplasja ndodhi kur dy trena ishin në të njëjtën korsi në momentin e aksidentit, që ndodhi në mes të  qyteteve bregdetare në Bari dhe Barletta, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ekipet emergjente kanë qenë duke provuar që t’i shpëtojnë pasagjerët nga vagonat e shkatërruar, afër qytetit të Andrias./lajmi.net