Sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, do të organizohet akademi përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë së Kroacisë dhe 85 vjetorit të vrasjes së historianit dhe albanologut kroat, Milan Shuflaj.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo akademi do të organizohet nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës.
“Në këtë akademi do të marrin pjesë figura të shquara të jetës politike dhe akademike nga Kosova dhe nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë”, thuhet në njoftim./KP