Vetëm 25 minuta në ditë ecje, duken pak por, ato janë shpëtimtare të jetës tuaj!
Kështu thotë një studim i fundit nga ekipi kanadez në British Journal of Sports Medicine, ku rezulton se një aktivitet i tillë në ditë, mund të shmang sëmundjen e demencias dhe ngadalëson efektet e saj duke rritur qarkullimin gjakut në tru.
Hulumtuesit në Kanada kanë monitoruar një grup prej 38 të rriturish me dëmtime vaskulare të diagnostifikuara, shkaku i dytë më i zakonshëm i demencës pas alzheimerit.
Sipas këtij studimi, thuhet se personat që arrinin në tre orë në total ecje, përjetuan një përmirësim të funksionimit të trurit.