Aktuale

245 të shëruar dhe 158 raste të reja me COVID- 19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dhënë raportin 24 orësh për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

Sipas IKSHPK- së, gjatë 24 orëve të fundit, nga 471 mostra, 158 persona kanë rezultuar pozitiv, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi, në 24 orët e fundit është 13.

IKSHPK- ja njofton se numri i të shëruarve është 245, shkruan FaktePlus.

Rastet pozitive janë nga këto komuna:: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.