Aktuale

24-orëshi i fundit në Kosovë: Policia arreston 34 persona

Brenda 24 orëve Policia e Kosovës ka arrestuar 34 persona.

Policia e Kosovë ka njoftuar se prej tyre 21 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Sipas Policisë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 28 aksidente, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërsa, 13 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.