Aktuale

23 vjeçari humb jetën në Brezovicë, rastin e konfirmon edhe Policia

Policia e Kosovës konfirmon se sot në Brezovicë një 23 vjeçar nga Ferizaj ka humbur jetën derisa ishte duke skijuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi konfirmoi për KosovaPress se rreth orës 14 e 15 kanë marrë një informatë se në Brezovicë jashtë shtigjeve të skijimit një person ka rënë në humnerë.

Sipas Gashit trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga humnera nga shokët e tij, ndërkohë që vdekjen e 23-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku i ekipeve të shpëtimit në Brezovicë.