Rajon & Botë

23 mijë raste të reja me koronavirus në Gjermani

Gjermania në 24 orët e fundit ka regjistruar 23 mijë raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Institutit Robert Koch gjithashtu raportoi edhe për 483 viktima si pasojë e COVID-19, derisa numri i përgjithshëm u rrit në 18 mijë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 1.1 milion.

Ndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global. /Gazeta Express/