Aktuale

220 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 220 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë. Derisa janë shëruar edhe 121 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

Siç njofton IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, përcjell lajmi.net.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 81raste,komuna Pejë23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN