Në sulmet ajrore në një treg, të cilin e kreu koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë gjetur vdekjen22 civilë, transmeton AP.
Agjencia e lajmeve SABA njoftoi të shtunën se edhe tetë persona janë plagosur në bombardimin e tregut Koka në perëndim të provincës Hodeid dhe ka shtuar se aeroplanët kanë vazhduar të fluturojnë, duke përhapur frikën dhe parandaluar njerëzit që t’iu ndihmojnë të plagosurve.