Në këtë letër të dërguara para takimit të Këshillit të Evropës që mbahet me 13 dhe 14 dhjetor 2018, është theksuar rëndësia e dhënies së liberalizimit të vizave dhe i është bërë thirrje që Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë liberalizimin e vizave sa më shpejtë të jetë e mundur.
Deputetët e parlamentit Evropian gjithashtu kanë kujtuar faktin se më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave.
Sipas euro deputetëve liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën edhe më shumë me BE-në.
“Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar lehtësinë e udhëtimit dhe të bërit biznes, duke ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e raportuesit për Kosovën, Igor Soltes.
Mos liberalizimi i vizave sipas tyre e bënë Kosovën vendin më të izoluar në Evropë.
“Regjimi pa viza paraqet një nga arritjet më të prekshme dhe konkrete për perspektivën evropiane të vendit dhe sjell realizimin e lëvizjes së lirë si një nga parimet themelore të projektit evropian. Prandaj, i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejshme ” përfundon komunikata.
Këto reagime vijnë pas deklarimeve të djeshme të komisionarit Hahn se liberalizimi nuk do të ndodh deri në vitin 2020./GazetExpress/