Sot, 15 janar 2019, janë bërë 21 vjet që kur forcat polcore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
E tani, kur bëhen 21 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.
Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, krerë të institucioneve e të subjekteve politike do të bëjnë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa më pas do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./FaktePlus



