Një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete gjatë orëve të para të mbrëmjes së djeshme në fshatin Ranoc të komunës së Klinës.
Viktimën në bunar e kishte gjetur babai i saj. Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje. Policia nga rajoni i Pejës këtë rast po e cilëson si ‘hetim të vdekjes”.
“Fshati Ranoc, Klinë. Është gjetur pa shenja jete në bunar në oborrin e shtëpisë së saj viktima femër K/Shqiptare. Njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë nga bunari, kurse ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.