Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit ka ndarë 200 spërkatëse shpine për fermerët e kësaj komune, të cilët kishin plotësuar kriteret e konkursit për aplikim.
Spërkatësja e shpinës është në formë manuale dhe me bateri mbushëse e cila përdoret për t’i spërkatur pemët dhe perimet për mbrojtjen bimës. Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë, Anita Abdullahu-Dvorani, ka thënë se përmes subvencionimit do të vazhdojnë të përkrahin dhe mbështesin fermerët e Drenasit. Për të qenë përfitues i këtij subvencioni, shpallja ka qenë publike në uebfaqen e komunës, ndërsa komisioni sipas kritereve ka bërë përzgjedhjen e tyre.