Kryetari i Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova, Hysni Gashi, i ka thënë ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, se janë 20 mijë njehsorë të dyshimtë të energjisë elektrike tek konsumatorët dhe për këtë asgjë nuk po bëhet.
Këto komente ai i ka bërë në Forumin FOL Hapur të organizuar nga Lëvizja FOL, ku ftuar ishte Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
Ai tha se vazhdimisht e ka ngritur zërin drejtuar institucioneve për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.Gashi iu drejtua ministres se po qe se vjen vendimi i Gjykatës se ata njehsorë kanë probleme në matje kush do t’i kompensojë konsumatorët.
Ministrja Bajrami tha se Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRrE) duhet ta mbikëqyrë KEDS-in dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik që zhvillon politika për ndërmarrjet.“Ndërsa ne si ministri nuk dalim jashtë kompetencave tona dhe unë nuk mund të marr vendim para se të jepet vendimi i gjykatës.
Nëse vjen një vendim që orët nuk masin saktë shteti duhet t’i kompensojë konsumatorët”, tha ajo.