Rajon & Botë

2 të vrarë e 24 të plagosur nga sulmi në Las Vegas

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur nga një sulm i armatosur në një koncert në Las Vegas.

Zëdhënësja e spitalit të Qendrës Mjekësore Universitare tha se 14 të plagosurit janë në gjendje kritike.

Një person i armatosur hapi zjarr në një festival të muzikës në vend të hapur nga kati i 32-të i Hotel Mandalay Bay.

Qindra persona të tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes, transmeton KosovaPress.

Ende nuk është bërë e qartë nëse i dyshuari është vrarë apo plagosur. Zyrtarët thonë se në lidhje më këtë do të japin informacione së shpejti.