Të paktën dy persona janë vrarë dhe 17 tjerë janë plagosur pas të shtënave në masë në parkingun e një klubi nate në Florida.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën pas mesnatës afër Club Blu Bar and Grill në Fort Myers, ku ka edhe të lënduar në gjendje kritike.
Viktimat janë transportuar në shërbimet mjekësore emergjente për trajtim.
Ky është sulmi i dytë në Florida, pasi që dy javë më parë një terrorist i mbyti 49 njerëz në një klub për homoseksual në Orlando të këtij vendi./KosovaPress/