Kënga e publikuar disa kohë më parë “Despacito” është padyshim hiti i këtij viti sa i përket klikueshmërisë.
Gjithashtu është një këngë mjaft ritmike, e cila i përshtatet më së miri stinës së verës,e cila sapo ka mbërritur.
Megjithatë FolDrejt.info ka sjellë në vëmendje një djalë nga Shkodra që interpreton në mënyrë mjaft virtuoze përmes violinës.
19-vjeçari Kristi Pecaj si një artist që ka studiuar në Liceun e Shkodrës e luan në violinë në mënyrë perfekte këngën e suksesshme të Luis Fonsit dhe Daddy Yankee.
Ky është padyshim një version i mirë për të gjithë personat që e pëlqejnë këtë këngë, por ndonjëherë duan edhe ndonjë version të lehtë të saj.