Një tunizian është shpallur fajtor nga një gjykatë në Sicili pasi ka shkaktuar fundosjen e një anije në të cilën 700 emigrantët vdiqën në prill 2015.
Mohammed Ali Malek, kapiteni i anijes do të përballet me 18 vjet burg, shkruan BBC.
Ai u dënua edhe për vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore. Ai ishte i shoqëruar në gjyq nga një sirian.
Anija e mbipopulluar u mbyt në Libi dhe më pas u përplas me një anije tregtare e cila i kishte ardhur në ndihmë.
Vetëm 28 persona i mbijetuan katastrofës, transmeton KosovaPress.
Shumë prej atyre që kanë vdekur ishin të vendosur në kalanë e anije peshkimi dhe mbyllur brenda.
Shumica e viktimave ishin nga vende si Mali, Gambia, Senegali dhe Etiopia.