Aktuale

18 – vjeçarja vdiq pasi ra nga ndërtesa në Prishtinë

Një vajzë 18-vjeçare ka ndërruar jetë sot pasi kishte rënë nga një ndërtesë në Prishtinë. Vdekjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë raportin mjekësor. Ende nuk dihen motivet dhe as mënyra se si vajza nga Prishtina ra nga ndërtesa.

Ka ndërruar jetë personi i gjinisë femrërore që u hodh sot nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Muharrem Fejza, përkatësisht në lagjen “Mati1”.

“M.K e lindur në vitin 1998 ka ndërruar jetë”, bën të ditur Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, për Gazetën Express.

Motivet dhe shkaqet e vdekjes ende nuk dihen prandaj vdekja e saj cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Personi ndërron jetë  vdekje e dyshimte M.K  1998.