Rajon & Botë

18 të vrarë nga një sulm terrorist në Burkina Faso

Militantë të dyshuar islamikë vranë të paktën 18 persona dhe plagosën disa të tjerë gjatë një bastisjeje në një restorant në kryeqytetin e Burkina Faso gjatë natës.

Forcat e sigurisë vranë të dy sulmuesit dhe njerëzit e bllokuar brenda ndërtesës u liruan.

“Ky është një sulm terrorist”, tha ministri i komunikimit Remi Dandjinou në një konferencë për media të hënën, raporton Reuters.

Burkina Faso, ashtu si vendet e tjera në Afrikën Perëndimore, është shënjestruar në mënyrë sporadike nga grupet xhihadiste.

Shumica e sulmeve kanë qenë përgjatë kufirit të saj me Malin, vend ky i njohur për veprimtari nga militantët islamikë për më shumë se një dekadë./KosovaPress/