Rajon & Botë

18 të vdekur dhe 37 të plagosur në Panama

Një autobus që transportonte punëtorët e një ferme doli nga autostrada dhe përfundoi në lume në jugperëndim të kryeqytetit të Panamasë, duke lënë 18 të vdekur dhe duke plagosur 37 të tjerë.

Përplasja ka ndodhur në Anton, rreth 170 kilometra nga qyteti i Panamasë, shkruan “Fox News”.

Zyrtarët nuk dhanë asnjë informacion mbi arsyen që shkaktoi aksidentin tragik.

Autobusi transportone më shumë se 50 punëtorë, thanë autoritetet.

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy humbën jetën në spital.