Rajon & Botë

18 persona humbin jetën në minierë

Së paku 18 njerëz kanë vdekur sot pas rrjedhjes së gazit në një minierë në pjesën qendrore të Kinës në krahinën Hunan, bëjnë të ditur sot zyrtarë kinezë.

Deri te rrjedhja e gazit ka ardhur të dielën në mëngjes derisa minatorët punonin në zgafellë, transmeton Asociated Press./KosovaPress/