Klinika Infektive ka njoftuar sot se edhe 15 të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar në këtë klinikë, raporton “Front Online”.
Prej tyre 9 raste janë stabile teksa 4 të tjera janë nën përkujdesje intensive dhe duke u trajtuar me okisigjenoterapi.
Në ndërkohë nga kjo klinikë sot pritet të lirohen 18 pacientë të shëruar nga Koronavirusi.
“Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19. Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacient”, është bërë e ditur tutje në njoftim.