Është arrestuar në Mitrovicë i mituri A.P, pasi dyshohet si një gruaje i ka grabitur varësen nga fyti.
“Sipas viktimës së rastit (femër) thuhej se në rrugën “Vëllezërit Dragaj’’ në Mitrovicë një person i dyshuar ia kishte grabitur zinxhirin nga fyti”, thuhet në komunikatën e policisë së Mitrovicës.
“Pas procedimit të vendit të ngjarjes, nën autorizimin e prokurorit të rastit, hetuesit e stacionit policor ‘Jugu’ kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit”.
“Ecuria hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: A.P. 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë në orët e mbrëmjes me 7 korrik 2016 në Mitrovicë”.
“Pas procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të çështjes të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”.