Aktuale

17-vjeçari dyshohet se u vra nga shoku i ngushtë

Familjes Pllana nga Bakshia i vdiq djali i hasretit.

17-vjeçarit po dyshohet se ia mori jetën shoku i tij i ngushtë, i cili e theri me thikë.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, të cilin ende nuk e ka kapur.
Motivet e vrasjet ende nuk dihen.

Familjarët nuk kanë informata nëse Shkëlqim Pllana, që ishte futbollist, kishte ndonjë telashe me dikë.