Aktuale

“Më 17 tetor Serbia vendos për Kosovën”

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se mbledhja e kërkuar nga opozita serbe për çështjen e “Trepçës”, e cili do të mbahet më 17 tetori në Kuvendin e Serbisë, do të mbahet në dyer të mbyllura.

 

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

Drecun bëri të ditur se në mbledhje do të diskutohet për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për Trepçën, mirëpo bëri të ditur se mbledhja nuk do të jetë publike për publikun.

“Pika e tretë që do të diskutohet në këtë mbledhje është zgjedhja e anëtarëve për mbledhjen e fakteve rreth krimit të kryer nga UÇK’ja”, tha Drecun.