Aktuale

17 punëtorë shëndetësorë të prekur me koronavirus, 121 në vetizolim

Federata e Sindikatave të shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se deri më tani janë të infektuar 17 punëtorë shëndetësorë kurse 121 prej tyre janë në izolim.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përgjatë aktivitetit të saj në këtë kohë të Pandemisë COVID-19 si dhe në sajë të informatava nga Liderët Sindikal në terren është njoftuar për së afërmi me gjendjen e punëtorëve shëndetësor të prekur nga COVID-19.

“Nga të dhënat tani më publike në Kosovë janë të prekur gjithsej 17 punëtorë shëndetësor me COVID-19 kurse në vet izolim janë 121, prej tyre në QKUK janë 6 të infektuar dhe 33 të vetizoluar , në Regjion të Gjakovës kemi 8 të infektuar dhe 7 në vet izolim, nga Regjioni i Ferizajt janë 12 në vet izolim ,Regjioni i Prizrenit ka 2 të infektuar dhe 8 në vet izolim, në Regjion të Pejës janë 7 në vetizolim, në Regjioni të Prishtinës janë 17 punëtorë shëndetësor në vet izolim,Regjioni i Gjilanit ka 1(një) të infektuar dhe 8 në vet izolim si dhe Regjioni i Mitrovicë numëron gjithsej 29 punëtorë shëndetësor në vet izolim”, njofton FSSHK.

“Andaj duke e parë numrin e punëtorëve shëndetësor të cilët janë prekur nga ky virus FSSHK kërkon nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zgjerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim”, thotë FSSHK.

the authorGazetaKNN