Aktuale

152 të shëruar dhe 129 raste të reja me koronavirus brenda ditës në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë regjistruar edhe 129 raste të reja.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 129 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 11 mijë e 545 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 152 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 7 mijë e 343.

the authorGazetaKNN