Klinika Infektive ka njoftuar sot se edhe 15 të prekur me COVID-19, janë duke u trajtuar në këtë klinikë, raporton “Front Online”.
Prej tyre 9 raste janë stabile teksa 4 të tjera janë nën përkujdesje intensive dhe duke u trajtuar me okisigjenoterapi.
“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste. Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19: 9 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë”, thuhet në njoftimin e Infektivës.
Në ndërkohë është njoftuar se 3 nga 5 pacientët e infektuar me koronavirus, janë në gjendje të përmirësuar.
“Përndyshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në ndërkohë nga kjo klinikë sot pritet të lirohen 18 pacientë të shëruar nga Coronavirusi.
“Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19. Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacient”, është bërë e ditur tutje në njoftim.