Rajon & Botë

149 persona kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë së fluturimeve “Ethiopian Airlines”.
Të gjithë 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit që besohet se janë të vdekur, njoftoi zëdhënësi i linjës ajrore të transmetuesit shtetëror të Etiopisë.

Linja ajrore shtoi se në bord ishin 33 nacionalitete të ndryshme, raporton BBC. Përplasja ndodhi në 08:44 kohë lokale, gjashtë minuta pas nisjes nga kryeqyteti etiopian.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Tutje, agjencitë e lajmeve kanë raportuar se në këtë aeroplan ndodheshin 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Kryeministri i Etiopisë, Abiu Ahmed, i ka ngushëlluar familjarët e udhëtarëve, duke thënë se i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ata që i kanë humbur njerëzit e dashur.

“Është konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në orën 8 e 44 minuta sipas kohës lokale”, ka thënë një zëdhënës i kësaj kompanie, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.