Kuriozitete

14 vjeçari u mbajt i mbyllur në kafaz që nga lindja (FOTO)

Një djalë 14-vjeçar që dukej “si një mumje në një film horror” është liruar nga policia izraelite – të cilët besojnë se ai ishte mbyllur në shtëpi që nga lindja e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë Shërbimet sociale në Hadera, në veri të Tel Avivit, ato që njoftuan policinë pasi u informuan nga një fqinj i familjes së djalit.

Fqinji, Chiko Waknin, u ka thënë medieve se kishte parë djalin duke shikuar nga një dritare duke kërkuar “si një mumje”.

“Sytë e tij dukej sikur thoshin”: Më ndihmoni!, kështu që vendosa të bëja diçka”, tha ai, duke shtuar se “shtëpia ishte e rrënuar dhe kishte një erë të padurueshme”.

Mediat izraelite njoftuan se djaloshi i kishte thënë policisë se ai ishte lejuar në oborrin e shtëpisë të strehuar dy herë në muaj me mbikëqyrjen e prindërve, kryesisht gjatë natës.

Një kafaz i improvizuar i bërë nga “raftet” e tharjes së rrobave u gjet jashtë. Besohet se adoleshenti mund të ketë qenë mbajtur atje një kohë të gjatë. Madje thuhet se aty ka mundur të mbahej që nga lindja e tij.