Rajon & Botë

14 të vdekur në një aksident në Ekuador

Së paku 14 persona kanë humbur jetën në Ekuador dhe 26 janë të tjerë lënduar, kur një autobus doli jashtë autostradës dhe u përfshi nga flakët, njoftuan sot zyrtarët lokalë.

Aksidenti ka ndodhur të premten, rreth orës 22:00 sipas kohës lokale.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh Quiton me qytetin e La Mana”, tha koloneli i policisë, Christian Bareiro, transmeton KosovaPress.