Rajon & Botë

130 mijë ushtarë amerikanë sërish bien pre e hakerëve, u vidhen të dhënat personale

Hakerët kanë arritur që të kenë qasje në të dhënat personale, duke përfshirë numrin e sigurimeve shëndetësore të 134,386 të marinës amerikane të mërkurën.

Thuhet se laptopi i cili përdoret nga punëtorët që punojnë në marinën amerikane është hakuar.

“Marina e merr këtë incident si ekstremisht serioz, kjo është çështje e besimit për detarët tanë”, ka thënë shefi i marinës dhe zëvendësadmirali Robert Burke në një deklaratë, raporton “Reuters”.

Burke ka thënë se hetimet e hakimit tani janë në fazat fillestare.

“Në këtë fazë të hetimeve, nuk ka prova që sugjerojnë për keqpërdorim të informacionit që është kompletuar”, shtoi ai.