Aktuale

13 vjet nga vdekja e ish Presidentit Ibrahim Rugova

Sot bëhen 13 vite që nga dita kur ndërroi jetë Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarët e degëve dhe strukturat e partisë, do të bëjnë homazhe tek varri i tij duke vazhduar më pas me vizitë te familja Rugova.

Homazhet tek varri i Rugovës bëhen nga ora 11:00, kurse Akademia Përkujtimore e organizuar nga LDK nis në ora 12:00.