Kuriozitete

13 vjeçari i kërkon rritje rroge, por ajo që bën gruaja është e tmerrshme

Një djalë 13-vjeçar në Pakistan kërkoi nga punëdhënësja një rritje rroge, por veç refuzimit, ajo i preu atij dorën në formë ndëshkimi, përcjellë arbresh.

Muhammad Irfan kujdesej për dhitë në fshatin Wahiwala, por për shkak të varfërisë, ai i kërkoi punëdhënëses së tij ta paguante më tepër, ose përndryshe nuk do të kujdesej më për to.

Por, punëdhënësja nuk e priti mirë kërkesën dhe për ta ndëshkuar, i preu dorën 13-vjeçarit.

Pavarësisht denoncimit në polici nga prindërit e djalit, gruaja nuk është arrestuar, pasi ajo konsiderohet si një person me influencë në zonë.