Aktuale

13 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 13 persona. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërkohë janë shëruar 245 persona si dhe janë raportuar 158 raste të reja.