Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 127 pacientë të infektuar me koronavirus.
87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 janë duke u trajtuar 127 pacientë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator, 87 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 janë në gjendje të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht të Infektuar me Covid-19 janë 32 Persona dhe atë: 9 Mjek, 12 Infermerë dhe 11 nga Shërbimet Administrative dhe Teknike.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,452 analiza. 4 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe 177 Shërbime Radiologjike dhe atë: 130 Rëntgen, 33 EHO dhe 14 CT-ja.