Aktuale

12 pacientë me koronavirus të hospitalizuar në Klinikën Infektive, 4 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të hospitalizuar sot janë 21 pacientë.

Prej tyre 12 janë të sëmurë me Covid-19, 8 prej të cilëve janë në gjendje stabile dhe 4 të tjerë në gjendje më të rënduar.

• 8 raste janë në gjendje stabile.
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; (2 prej tyre janë në gjendje më të rënduar; 1 në repart-pacient/e që është edhe në hemodializë si dhe 1 në Mjekimin Intensiv me gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive).

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se edhe 8 raste të tjera të testuara për COVID-19 kanë rezultuar negative, ndërsa në pritje të rezultatit është një pacient.

the authorGazetaKNN