Mijëra civilë, duke përfshirë dhjetëra fëmijë jetimë, kanë lënë Aleppo në një nga shpërnguljet më të mëdha nga qyteti ende i rrethuar sirian.
Më shumë se 4.500 civilë kanë lënë pjesët e mbajtura nga rebelët në Aleppon lindore që nga mesnata e deri më tani.
Midis tyre është edhe shtatë-vjeçari Bana Alabed, i cili kishte njoftuar përmes twitterit për kushtet në qytet, raporton BBC.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë dërgimin e vëzhguesve për të mbikëqyrur evakuimet masive.
Ka shpresa që vendet të ndara për fatin e Sirisë, do të arrijnë një marrëveshje për krizën, transmeton KosovaPress.
Ministri i jashtëm turk tha se 4,500 civilë kanë lënë Aleppon lindore që nga mesnata e së hënës, duke e çuar numrin e të larguarve në 12,000.