Aktuale

12 deputetët e dorëhequr kërkojnë 420 mijë euro nga Vetëvendosje

Dymbëdhjetë deputetët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, që tanimë kanë krijuar Grupin e Ri parlamentar, po i kërkojnë nga 35 mijë euro për secilin ose 420 mijë euro për të gjithë.

Dje në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit të ri Parlamentar të deputetëve të dorëhequr nga Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka kërkuar që Vetëvendosje t’ia jap 35 mijë euro secilit deputet që i takojnë për një vit, sipas ligjit zgjedhor.

Gazeta Express mëson se Sejdiu ka zgjedhur që për 420 mijë eurove që i takojnë në total 12 deputetëve të VV’së, e për keët ai ka thëë se do të flasë me Albin Kurtit.

Në rast të mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje ‘paqësore’, atëherë ndarja e mjeteve financiare për deputetë, do të vendosë kryetari i Kuvendit, sipas rregullores së Kuvendit.

Vetëvendosje është ndarë dje zyrtarisht në Kuvend, duke u krijuar Grupi i ri Parlamentar prej 12 deputetëve. Dje po ashtu edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi kaloi nga VV në Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës prej të ciles ishte larguar në prill të 2016’ës.

VV tani ka 19 deputetë, duke u bërë GP i tretë më i madh bnë Kuvend, pas LDK’së dhe PDK’së, edhe pse me formimin e legjislatures së tanishme, VV hyri në Kuvend me 32 deputetë. /Express/